Aksident i rëndë në Prilep, dy të vdekur, një i plagosur rëndë

Nga Xh M
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prilep, 11 qershor Zhurnal.mk – Sot në orën 13:30 në Repartin e Punëve të Brendshme (OVR) në Kavadar është denoncuar se në rrugën eksprese Gradsko-Prilep, pas daljes për në Kavadar, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “Skoda Octavia” me targa të Prilepit, e drejtuar nga Zh.R. (51) nga Prilepi dhe një automjeti “Volkswagen Golf” po ashtu me targa të Prilepit, e drejtuar nga T.M. (39) nga Prilepi.

Siç konfirmoi policia për “Makfaks”, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i automjetit “Skoda” dhe pasagjerja B.B. (42) nga Prilepi, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Kavadari.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit “Golf”, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit, pas së cilës ai është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori publik në bashkëpunim me ekipin hetimor të OVR Kavadar. Qarkullimi rrugor është normalizuar në orën 17:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër