Aksident me fatalitet në Smrekonicë të Vushtrrisë, humbin jetën dy të rinj

Nga D. V.
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Rreth orës 02:53, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Policia ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve kanë humbur jetën dy persona.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe një pasagjer. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, është konstatuar vdekja e tyre.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër