Aksident me vdekje në Durrës

Nga Xh M
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Durrës, 5 gusht Zhurnal.mk – Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në 5 gusht në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në lagjen nr. 15. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi D. N. ka përplasur këmbësorin me inicialet Xh. Zh. Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër