Aksident në rrugën Vicë – Sellcë, rrotullohet katërçikli përfundojnë në spital 3 vajza

Nga Xh M
910 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 qershor Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Vejcë dhe Sellcë në Tetovë.

Sipas policisë, më 17 qershor rreth orës 13:00, një katërçikël me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.T. (25) nga Sellca, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy pasagjeret E.B. (18) dhe V.T. (20), gjithashtu nga Sellca, kanë marrë lëndime trupore.

Të lënduarat janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia ka kryer ekspertizën e vendit të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër