Aksidenti i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën shoferi i autobusit. 12 të plagosur, shtatë në gjendje të rëndë

Nga Xh M
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus është përmbysur pasi është përplasur me bordurat, ndërsa ka humbur jetën një person.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autobusi ishte i linjës Berat-Tiranë, ndërsa linja ka funksionuar edhe më parë.

Dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt, ndërsa mësohet se ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 12 persona kanë mbetur të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci është shprehur: “Dyshohet humbje e kontrollit të drejtuesit të mjetit. Autobusi s’ka pasur kontakt me mjete të tjera”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër