Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj: Policët u sollën mirë me ne

Nga Xh M
1,454 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 qershor Zhurnal.mk – Pas disa orësh në komisariat, Dritan Goxhaj dhe tre protestues tjetër janë lënë të lirë.

Ata janë pritur nga një numër qytetarësh që ndodheshin jashtë ambienteve të Komisariatit nr. 1.

“Arsyeja ishte kundërshtimi i punonjësve të policisë. Pavarësisht se ne dhamë deklaratë se në asnjë moment nuk kemi kundërshtuar policinë e shtetit, por kemi qene gardh midis policisë dhe protestuesve që të mos preket policia, kjo ishte e gjitha, trajtimi ka qenë normal, brenda të gjitha normave dhe etike dhe të drejtave të njeriut që parasheh nga ana e policisë së shtetit këtu… na është dhënë telefoni për të folur me familjarët, pastaj ujë e të gjitha të tjerat”, tha ai.

Ndërkohë, në komisariat ndodhen edhe disa protestues të tjerë, të cilët u shoqëruan pas tensioneve jashtë sallës së Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër