Aksion ekologjik nga komuna e Gostivarit për mbjelljen e drunjve dhe pastrimin e hapësirave publike

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 17 Prill, Zhurnal.mk – Komuna e Gostivarit ka njoftuar organizimin e një aksioni ekologjik për mbjelljen e drunjve dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të realizohet nga ndërmarrjet komunale Komunalec Gostivar dhe Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi Gostivar, dhe do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 10:00, me vendtakim para Shkollës Ekonomike në Gostivar.

Në kuadër të aksionit, deklaratë për media pritet të japin kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, si dhe drejtoresha e NP “Komunalec”, Artana Asani.

Kryetari Limani theksoi se aktiviteti është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e ambientit jetësor dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për mbrojtjen e mjedisit.

“Ky aksion është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për një Gostivar më të pastër dhe më të gjelbër, ku qytetarët kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Asani bëri të ditur se ndërmarrja do të angazhohet në terren me të gjitha kapacitetet, duke theksuar se synimi është rritja e hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e pastërtisë në qytet.

artikuj të ndërlidhura