Aksion i policisë dhe shërbimit inteligjent në Shkup, ndalohen disa persona të dyshuar për terrorizëm

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Policia dhe shërbimi inteligjent i shtetit, nën udhëheqjen e prokurorisë janë duke zhvilluar aksion në rajonin e Shkupit, shkruan TV21.

Sipas informacioneve të para, janë ndaluar disa persona nën dyshime për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me terrorizëm.

“Nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), në territorin e Shkupit është duke u zhvilluar një aksion i MPB-së dhe ANB-së në disa lokacione. Janë ndaluar disa persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që lidhen me terrorizmin. Pas përfundimit të aksionit, publiku do të informohet”, thonë nga Prokuroria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër