“Shqipëria shumë pranë BE”, ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është…

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, u shpreh se Shqipëria është shumë pranë BE-së. Gjatë fjalës së saj sot në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, tha se ka arritje të drejtpërdrejta, por edhe në fushën ekonomike.

“Nuk ka vend më të mirë për të diskutuar zgjerimin sesa mes deputetëve. Shqipëria ka një ecuri konkrete drejt rrugës në BE. E ardhmja e Shqipërisë në BE po bëhet më e prekshme.

“Mesazhi është i qartë…  Vazhdoni me këtë punë që po bëni, mbani fokus te rezultatet për qytetarët. Rrugëtimi europian i Shqipërisë e ka ndryshuar Shqipërinë në shumë aspekte. Detyra është që të vazhdojë”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër