Aksion policor në lokale nate në Shkup: Kallëzime penale për tre lokale, u shërbyen alkool të miturve

Nga Xh M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjatë fundjavës së zgjatur (19-22.03.2026), zyrtarët policorë nga Njësitë e Punëve të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë, në kuadër të SPB Shkup, kanë realizuar masa dhe aktivitete të përforcuara për sanksionimin e mosrespektimit të ligjeve, veçanërisht lidhur me shërbimin e alkoolit për të miturit.

​Gjatë aksionit janë kontrolluar gjithsej 12 objekte hotelierike (lokale) në territorin e lagjes Aerodrom. Në tre prej këtyre objekteve janë hasur persona të mitur duke u shërbyer me pije alkoolike.

​Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të dorëzohen kallëzime penale sipas Nenit 204 të Kodit Penal – “Shërbimi i alkoolit për të miturit”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër