Shkup, 22 mars, Zhurnal.mk – Njëri nga avokatët në procesin gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, Petre Shilegov, vlerëson se një pjesë e përgjegjësisë për tragjedinë bie edhe mbi prokurorët lokalë.
Në deklaratën e tij, Shilegov theksoi se bëhet fjalë për një mjedis të vogël ku, siç u shpreh ai, “gjithçka dihet”, dhe se nuk mund të përjashtohet përgjegjësia e prokurorisë.
“Koçani nuk është Nju Jork, nuk është Stamboll, nuk është Tokio. Po flasim për një qytet me rreth 40 mijë banorë, ku çdo bisedë mund të dëgjohet. Dhe të gjithë në këtë shtet janë fajtorë, përveç prokurorëve lokalë. Mendoj se të paktën për një nuancë janë më shumë fajtorë prokurorët e Koçanit,”, deklaroi Shilegov.
Ai theksoi se qëndrimet e tij nuk janë të drejtuara personalisht ndaj individëve, por ndaj nevojës për ndërtimin e një sistemi funksional.
“Nuk kam asgjë personale kundër askujt, por nëse po ndërtojmë një sistem, le ta ndërtojmë siç duhet”, shtoi Shilegov.
Gjykimi për tragjedinë në “Puls”, në të cilën humbën jetën dhjetëra të rinj, vazhdon me paraqitjen e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve.
