Alaba do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë

Nga D. V.
164 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbrojtësi i kombëtares së Austrisë, David Alaba, pritet të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë, sipas raportimeve të gazetarit të njohur, Fabrizio Romano.

Sipas këtyre burimeve, kontrata e 33-vjeçarit me klubin madrilen skadon më 30 qershor 2026 dhe aktualisht nuk ka sinjale për rinovim të marrëveshjes, gjë që e vendos mbrojtësin drejt një largimi të mundshëm në fund të sezonit.

Gjatë kësaj periudhe, disa klube thuhet se kanë nisur tashmë kontaktet fillestare me përfaqësuesit e lojtarit, duke shprehur interes për shërbimet e tij.

Përvoja e gjatë në nivelet më të larta të futbollit evropian e bën Alabën një profil tërheqës në treg, pavarësisht problemeve të fundit me dëmtimet dhe minutazhin e kufizuar.

Alaba iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2021 si transferim i lirë pas largimit nga Bayern Munich, ku ishte një nga figurat kyçe të skuadrës për shumë vite dhe fitoi trofe të rëndësishëm.

Këtë sezon, mbrojtësi austriak ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat, duke grumbulluar gjithsej 391 minuta lojë, pa arritur të kontriboj me gola apo asistime.

Kjo statistikë reflekton më së shumti rolin e tij të kufizuar në formacion, si pasojë e konkurrencës dhe rikuperimit nga dëmtimet.

E ardhmja e tij pritet të qartësohet në muajt e ardhshëm, ndërsa interesimi nga klube të ndryshme evropiane mund ta bëjë atë një nga emrat më të diskutuar të afatit kalimtar së verës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër