Alba lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Nga B.M
920 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Alba Pollozhani, një nga banoret më të diskutuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të largohet nga shtëpia më e famshme në Kosovë.

Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e formatit në Facebook, duke surprizuar ndjekësit e spektaklit.

Vendimi i Albës vjen pas një Prime të tensionuar, ku ajo u përfshi në një debat të ashpër me Labinotin.

Gjatë diskutimit, situata eskaloi ndjeshëm, ndërsa Alba shprehu pakënaqësitë e saj ndaj produksionit.

Ajo deklaroi se materialet video ishin montuar në mënyrë që ta paraqisnin në një dritë negative dhe se publikut nuk i ishte treguar e gjithë e vërteta e debatit me Labin.

Ndërsa insistonte në qëndrimin e saj dhe fliste pa ndërprerje, prezantuesja Jonida Vokshi iu drejtua drejtpërdrejt Albës, duke i thënë se nëse mendonte kështu, dera ishte e hapur dhe mund të largohej nga shtëpia.

Në atë moment, Alba u shpreh se dëshironte të largohej, por fillimisht u drejtua drejt dhomës së gjumit, duke lënë të paqartë vendimin e saj final.

Megjithatë, duket se pas disa çastesh reflektimi, Alba ka vendosur përfundimisht ta ndërpresë rrugëtimin e saj në BBVK, duke e lënë shtëpinë dhe duke i dhënë fund eksperiencës së saj në këtë format.

Largimi i saj pritet të sjellë reagime të shumta nga publiku dhe banorët e tjerë, duke qenë se ajo ishte një nga figurat më të zëshme dhe të komentuara të këtij sezoni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër