Albi Qamili: Vijojnë investimet në infrastrukturë, transformohet rruga “29 Nëntori” pranë spitalit

Nga B.M
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 prill, Zhurnal.mk – Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Tetovë po vazhdojnë edhe gjatë fundjavës. Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka bërë të ditur se puna në terren nuk ndalet, duke theksuar përkushtimin për modernizimin e qytetit.

Sipas tij, aktualisht është duke u transformuar rruga “29 Nëntori”, në afërsi të spitalit, një segment i rëndësishëm për qarkullimin e qytetarëve.

“Vikend pune, me përkushtim për një Tetovë që s’ndalet!”, ka deklaruar Qamili.

Ai ka shtuar se kjo rrugë po shndërrohet në një segment modern dhe funksional për qytetarët.

“Rruga ‘29 Nëntori’, pranë spitalit, po transformohet në një segment modern dhe të denjë për qytetarët tanë. Çdo investim është një hap drejt infrastrukturës më cilësore dhe një qyteti modern!”, ka theksuar zëvendëskryetari Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër