Albulena Haxhiu merr detyrën si ushtruese e presidentes, nesër shkon në Rezallë për homazhe

Nga Xh M
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 prill Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga nesër do të ketë edhe detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes pas përfundimit të mandatit Vjosa Osmanit.

Në agjendën e dërguar nga Presidenca, angazhimin e parë në këtë detyrë të re Haxhiu do të ketë në Rezallë ku do të shkojë për të bërë homazhe.

“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë”, thuhet në njoftim.

Masakra e Rezallës ishte ndër më të rëndat që forcat serbe kryen në Kosovë, duke masakruar 98 shqiptarë më 5 prill 1999.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër