Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Aleanca pritet të dorëzojë sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me, siç thotë kjo parti, vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë.

Dorëzimi i kallëzimit penal është paralajmëruar të bëhet në orën 09:30, në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Pas dorëzimit të kallëzimit, pritet që përfaqësuesit e Aleancës të japin më shumë detaje lidhur me pretendimet dhe përgjegjësitë që kërkojnë të hetohen nga organet e drejtësisë.

artikuj të ndërlidhura