Shkup, 10 maj Zhurnal.mk – Me ardhjen e pranverës përveç ditëve të gjata dhe temperaturave më të larta rikthehen edhe alergjitë sezonale të cilat prekin një numër të lartë njerëzish, veçanërisht ato që lidhen me polenin e luleve. Sipas specialistëve simptoma më të shpeshta përfshinë teshtima, rrjedhë të hundëve, iritim të fytit dhe lodhje të përgjithshme. Ndërkohë një shqetësim i veçantë mbeten edhe problemet me sytë të cilat shfaqen me djeg’je, skuqje, kruarje dhe ënjtje. Gjatë kësaj periudhë është rritur ndjeshëm nzmri I pacientëve që vizitojnë repartin e oftalmologjisë sidomos e atyre që kanë probleme me konjuktivin alergjik.
“Është një periudhë, është një sezon kur rritet numri I pacientëve që paraqiten me simptome të konjuktivit alergjik sidomos tani në pranverë, kryesisht simptomat që dominojnë janë kruajtje të syve, skuqje, lotim i shtuar, ndjesi e djegies në pole, ënjtje e kapakëve të syve që janë simptome të cilat shpesh janë edhe të mundimshme për pacientët që i detyrojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Këto simptome mund të paraqiten edhe gjatë gjithë vitit tek ata të cilët janë vazhdimisht të rrethuar me alergjen, qoftë në ambientin ku jetojnë apo ambientin ku punojnë por më e shpeshtë është si konjuktivit sezonal pra kryesisht pranverë dhe verë janë muajt ku dominojnë këto ankesa më së shumti.”, u shpreh për TVM2 oftamologia Valvita Reçi.
Sipas oftalmologëve nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen është e rëndësishme të bëhen egzaminimet përkatëse për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për reaksion alergjik dhe për të nisur trajtimin e e duhur, ndërsa deri në konsultën mjekësore rekomandohet kujdes i shtuar ndaj higjienës dhe shmangia e faktorëve që mund të përkeqësojnë shëndetin e syve.
“Në qoftë se vërtetohet se është reaksion alergjik patjetër të kërkon mjekim mjekësor, në fillim duhet të bëjë testet e alergjisë për të vërtetuar nëse me të vërtetë është reaksion alergjik apo jo dhe pas asaj vendoset për trajtimin antihistaminik me kortikosteroide, kurse ka mund të sugjerohet për këta pacientë deri sa të arrijnë tek mjeku është higjiena e syve, higjiena e ambientit ku ata jetojnë, higjiena e duarve, normalisht mund të përdorin kompresa të ftohta për lehtësimin e këtyre simptomave, të evitojnë kruarjen dhe për fërkimin e syve e cila i përkeqëson më shumë këto simptoma si dhe lotë artificial për shpërlarjen e alergjenëve që kanë prekur sipërfaqen e përparme të syrit.”, u shpreh Reçi.
Masat parandaluese dhe kujdesi i hershëm janë mënyrat për të përballuar pranverën pa shumë shqetësime. Kujdesi i vazhdueshëm ndaj shëndetit, shmangia e faktorëve që nxisin alergjitë dhe ndjekja e këshillave të specialistëve mund të bëjnë një ndryshim të madh në përditshmëri, thonë oftalmologët.
