Pyllëzohen vetëm sipërfaqet e pyjeve në Kumanovë

Nga Xh M
842 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 10 maj Zhurnal.mk – Ndërmarrja publike “Pyjet Kombëtare” është përgjegjëse për pyllëzimin e sipërfaqeve pyjore, por jo edhe të kullosave, thekson udhëheqësja e njësisë në Kumanovë Katica Stankovska Ristovska. Ky sqarim vjen pas reagimeve të shpeshta nga qytetarët e rajonit të Kumanovës, se një pjesë e madhe e sipërfaqeve janë të zhveshura dhe duhet të pyllëzohen.

“Në rajonin e Kumanovës kemi një problem serioz rreth pyllëzimit sepse të gjitha ato sipërfaqe të zhveshura të cilat qytetarët i shohin në fakt janë sipërfaqe në pronë private, kurse një pjesë tjetër janë kullosa dhe janë pronë e Ndërmarrjes Publike “Kullosat”, që nënkupton se ne nuk mund të pyllëzojmë në sipërfaqe që nuk na takojnë ne. Ky problem në të ardhmen do të zgjidhet mes Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” dhe Ndërmarrjes Publike “Kullosat”, sepse evidente është zvogëlimi i fondit të kafshëve në rajonin e Kumanovës kështu që gjatë muajve të pranverës kemi vegjetacion të lartë të barit.”, theksoi Katica Stankovska Ristovska nga ndërmarrja publike “Pyjet Kombëtare”.

Stankovska Ristovska njofton se kjo ndërmarrje bënë pyllëzimin edhe të sipërfaqeve të shkatërruara nga zjarret e ndryshme.

“Më duhet të sqaroj edhe një herë se ne nuk bëjmë pyllëzimin në sipërfaqet e kullosave porse në sipërfaqet e pyjeve edhe atë kryesisht në ato sipërfaqe të cilat janë prekur, respektivisht shkatërruar nga zjarret në të kaluarën.”, theksoi Stankovska Ristovska

Në fund të theksojmë se edhe gjatë kësaj vere mbeten në fuqi ndalesat për lëvizje të paautorizuara nëpër pyje si masë preventive për mbrojtje nga zjarret eventuale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër