Alfred Muharremi: Në Asamblenë e Përgjithshme të PS do të kemi vendimmarrje për formimin e qeverisë së re

nga L. M

“Përzgjedhja e qeverisë është një e drejtë e kryeministrit, por për këtë do të ketë një mbledhje. Shumë shpejt do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e PS, ku besoj se do të merret një vendimmarrje për përbërjen e qeverisë Rama 4,” u shpreh Muharremi.

Ai bëri të ditur se qeveria e re do të fokusohet në avancimin e procesit të integrimit evropian, duke e konsideruar këtë objektiv si themelor për mandatin e ardhshëm.

“Do të jemi efikasë në çdo detyrë për çdo ministri, pasi jemi shumë pranë mbylljes së negociatave. Kemi një afat deri në vitin 2027 për mirëorganizimin e ligjeve dhe shtetit në kuadrin evropian,” shtoi ai.

Sipas Muharremit, kabineti i ri pritet të jetë më teknik dhe të veprojë në interesin më të lartë të qytetarëve shqiptarë.

“Mendoj se do jetë një qeveri më teknike dhe në interesin më të lartë të qytetarëve,” u shpreh ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More