Ali Ahmeti: Ngushëllime familjes Fazliu–Podvorica, sakrifica e tyre është simbol i lirisë së Kosovës

Nga Xh M
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Besianë, 18 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në Dumosh të Besianës, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Kimete Fazliu-Podvoricës, motrës së dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Ahmeti theksoi se familja Fazliu mbetet një ndër familjet simbol të sakrificës për lirinë e Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj në rrugën e çlirimit dhe shtetndërtimit.

“Sot, në Dumosh të Besianës, isha për ngushëllime te familja e Kimete Fazliu-Podvoricës, motrës së dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu. Familja Fazliu është një ndër familjet simbol të sakrificës për lirinë e Kosovës,” ka deklaruar Ahmeti.

Ai shtoi se krahas dëshmorëve që u flijuan për atdheun, edhe nënat dhe motrat shqiptare bartën me dinjitet barrën e rezistencës dhe kontribuuan në luftën çlirimtare.

Ahmeti u shprehu ngushëllime të sinqerta familjeve Fazliu dhe Podvorica, duke theksuar se kujtimi për Kimete Fazliu-Podvoricën duhet të mbetet i paharruar, ndërsa sakrifica e kësaj familjeje të nderohet përherë.

https://www.facebook.com/share/p/1ANSYU2aNi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër