Ali Ahmeti përkujton 25-vjetorin e Brigadës 112 “Mujdin Aliu” dhe Pranverën e Dinjitetit

Nga Xh M
1,305 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 mars – Sot shënohet një çerek shekulli nga fillimi i luftimeve të Brigada 112 “Mujdin Aliu” në rajonin e Pollogut dhe Malësinë e Sharrit. Në përkujtim të kësaj date, Ali Ahmeti rikujtoi rëndësinë e Pranverës së Dinjitetit, kur nga Malësia e Sharrit u dha një thirrje e fuqishme për liri dhe krismat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare shënuan fillimin e betejave për lirinë e vendit.

Në aktivitetet përkujtimore në Kalaja e Sellcës, familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës u mblodhën për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës kombëtare dhe për të nderuar të gjithë ata që me gjakun e tyre ujitën rrënjët e përjetësisë së kombit.

Ali Ahmeti theksoi se amaneti i dëshmorëve për mbrojtjen e idealeve kombëtare duhet të vazhdojë të udhëheqë bashkimin dhe përparimin e vendit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar si në pranverën e vitit 2001, edhe në sfidat e ardhshme të vendit.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të UÇK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër