Ali Ahmeti priti nënkryetarin e Kuvendit të Mali i Zi, Nikollë Camaj: Bashkëpunimi rajonal, çelësi i stabilitetit në Ballkan

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për promovimin e vlerave euroatlantike dhe thellimin e bashkëpunimit politik e institucional në rajon, me theks të veçantë në stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë bisedës, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale politike në rajon, procesin e integrimit evropian, rëndësinë e stabilitetit ndëretnik si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit, Ahmeti dhe Camaj theksuan rëndësinë e dialogut politik dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve, duke vlerësuar se vazhdimi i rrugës evropiane mbetet garancia kryesore për stabilitet, siguri dhe zhvillim demokratik në rajon.

Në postimin e publikuar pas takimit, u theksua se bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi ndërmjet faktorëve politikë shqiptarë në rajon janë të rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

artikuj të ndërlidhura