Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

Nga admin
476 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 22 janar – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot realizoi një takim të frytshëm dhe miqësor me Ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom, e akredituar për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe për proceset integruese, stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të vendit.

Kryetari Ahmeti theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm dhe se ky proces duhet të realizohet sa më parë, si interes strategjik për qytetarët dhe për të ardhmen evropiane të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër