Hoxha – Zomer: Zvicra partner i fuqishëm dhe afatgjatë në mbrojtjen e mjedisit

Nga admin
498 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 22 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi një takim me Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristof Zomer, gjatë të cilit u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin dypalësh aktual dhe të ardhshëm në fushën e mjedisit jetësor.

“Ministri Hoxha shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që Zvicra i ofron vendit për më shumë se tri dekada, duke theksuar se ajo është një nga donatorët bilateralë më të mëdhenj dhe një partner kyç në proceset reformuese, veçanërisht në sektorët e ujërave, menaxhimit të mbetjeve, natyrës dhe qëndrueshmërisë klimatike. U shqyrtuan projektet në vijim të mbështetura nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), përfshirë projektet për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta, menaxhimin e ujërave nëntokësore, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve, si dhe forcimin e qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të ndërmarrjeve komunale”, kumtoi MMJPH.

Ministri Hoxha konfirmoi angazhimin e Ministrisë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Zvicrën, në drejtim të harmonizimit me standardet evropiane, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Ambasadori Zomer rikonfirmoi mbështetjen e Zvicrës për proceset reformuese në Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e partneritetit përmes Programit të Bashkëpunimit 2025–2028”, ceket në kumtesë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër