Sot në Kuvend seancë për disa propozime ligjore, ratifikime dhe raporte

Nga I.A
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Kuvendi sot do të mbajë seancë, në rendin e ditës së së cilës janë disa propozime ligjore, raporte dhe vendime. Deputetët do të diskutojnë për Raportin mbi punën e Komisionit për letra me vlerë për vitin 2025, raportet financiare të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve për vitin 2025, të audituara nga një revizor i autorizuar, si dhe Raportin për realizimin e programit vjetor të punës dhe zhvillimit të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2025.

Në rend dite është edhe Propozimi i ligjit për ratifikimin e ndryshimit të Protokollit 4 të Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ka të bëjë me përkufizimin e konceptit “produkte me origjinë” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, sipas Vendimit nr. 1/2026 të Këshillit për partneritet të datës 26 janar 2026.

Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozimin e ligjit për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit të Marrëveshjes për ndryshim dhe anëtarësim në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), sipas Vendimit të Komitetit të përbashkët nr. 2/2024, të miratuar më 9 tetor 2024, me të cilin parashikohet lehtësimi i tregtisë elektronike.

Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për Tarifën doganore dhe Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizionin, të dyja me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit për ndryshimet statutore të Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup. Në kuadër të seancës pritet të shqyrtohet edhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zooteknikë, në lexim të parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër