Ambasadori britanik takon Rashiqin, diskutojnë për prioritetet e komuniteteve joshumicë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka zhvilluar një takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Sipas njoftimit të ambasadorit, ata dikutuan për prioritetet e komuniteteve joshumicë dhe punën e ministrisë në adresimin e nevojave të tyre.

Pos tjerash, Hargreaves theksoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për hapa konkretë që forcojnë të drejtat e komuniteteve, pjesëmarrjen e tyre dhe besimin në institucionet e Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër