Ambasadori i BE-së Rokas për vizitë në Bogovinë

Nga B.M
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bogovinë, 11 shkurt – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Komunën e Bogovinës, si pjesë e një iniciative për informimin e publikut për afrimin në BE dhe procesin e integrimit të vendit deri në bashkësitë lokale.

 Vizitën do ta fillojë me takime me kryetarin e komunës Feti Abazi dhe anëtarët e këshillit komunal. Diskutimet do të përqendrohen në përfitimet e anëtarësimit në BE dhe do të theksojnë ndikimin konkret të mbështetjes së BE-së në jetën e përditshme në rajon.

 Ambasadori Rokas do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe Këshillin Rinor në Komunën e Bogovinës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër