Ambasadori i SHBA në NATO viziton bazën ushtarake të Kuçovës, Whitaker: Shqipëria, nyje e rëndësishme logjistike

Nga Xh M
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 prill Zhurnal.mk – Një ditë pasi kryeministri Edi Rama la të hapur mundësinë e përdorimit të bazës ushtarake të Kuçovës për amerikanët në luftën ndaj Iranit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Mattheë Ëhitaker, inspektoi bazën shqiptare të rinovuar përmes fondeve të aleancës euroatlantike.

Gjatë fluturimit me helikopter mbi bazën ushtarake të NATO-s, i shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori Whitaker vlerësoi rolin e Shqipërisë në sigurinë rajonale.

“Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori Ëhitaker dhe ministri Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”, shkroi Ambasada Amerikane në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Mattheë Ëhitaker, u prit dhe nga kryeministri Edi Rama, në një takim në godinën qeveritare.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Mattheë Ëhitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, shkroi Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër