Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror

Nga Xh M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 prill Zhurnal.mk – Ish deputeti Spartak Braho ka komentuar sot, në një intervistë për Report TV, atë që po ndodh me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Braho tha se ende nuk po e kuptojmë se për çfarë akuzohet Veliaj, ndërsa thekson se prokurori i çështjes, Ols Dado, është i paligjshëm. Sipas tij, Dado u emërua nga noter në prokuror, pa bërë shkollën e Magjistraturës, çështje të cilën Veliaj e ka çuar në Gjykatën Administrative dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të emërimit të tij si prokuror në vitin 2008.

“Veliaj, s’po marrim vesh për çfarë akuzohet akoma. Atje vazhdon debati nëse është i ligjshëm apo jo prokurori, që për mua është i paligjshëm. Nuk mund të emërohesh prokuror pa plotësuar kushtet. Duhej të mbaronte shkollën e magjistraturës, u bë nga noter në prokuror”, tha Braho.

“Veliaj, nëse do marrë pafajësi, nuk e pengon njeri të vazhdojë angazhimin politik të tij. Një vendim penal që e zhvesh nga fajësia nuk ia mbyll dot rrugën për t’u angazhuar dhe për të marrë pjesë në politikë”, theksoi më tej ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër