Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg: Ky akt turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar…

Nga Xh M
943 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 qershor Zhurnal.mk – Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë, ku protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë, ndërsa turma brohoriste.

Në një deklaratë, ambasadorja tha se respekton të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por e cilësoi grisjen e flamurit si një veprim që nuk i shërben debatit publik dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.

“Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”, u shpreh Peleg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Ambasadorja falënderoi gjithashtu reagimin e zyrtarit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Fer Hoxha, i cili dënoi menjëherë aktin e përdhosjes së flamurit.

Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, ajo shprehet: Mbrëmë në Tiranë protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë, ndërsa turma e mbledhur në vendngjarje brohoriste.

Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare.

E falënderoj Ministrin Hoxha për dënimin e tij të menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër