Analizë / Përplasje brenda qeverisë për gjuhën shqipe në jurisprudencë

Nga B.M
1,289 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 Maj, Zhurnal.mk – Partnerët qeveritar VLEN e ZNAM ndodhen në përplasje tashmë edhe publike dhe të rreptë për çështjen e gjuhës shqipe, shkruan Zhurnal.mk.

Ministri maqedonas i drejtësisë Igor filkov sot iu kundërvy publikisht krerëve të VLEN-it Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami për provimin e jurisprudencës.

Mbrëmë Mexhiti e Kasami dhe anëtarë të tjerë të VLEN premtuan se së “shpejti” do të ketë “lajme të mira” për hyrje në provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën gjuhën shqipe.

Por sot Filkovi ua kundërshtoi premtimin dhe përsëriti qëndrimin e tij se provimi i jurisprudencës, nuk do të mbahet në gjuhën shqipe, por vetëm në maqedonisht.

Ai arsyetimin e vazhdoi në interpretimet e tija të përmbajtjes së kushteetutës së vendit dhe tha se kjo çështje për të “është e mbyllur”.

Përplasjet tashmë pubike midis ZNAM e VLEN për gjuhën shqipe ndërkohë vëjnë në pikëpyetje edhe përbërjen aktuale të koalicionit qeveritar, kur pikërisht është paralajmëruar edhe nga vet Kryeministri Hristijan Mickoski freskimi i qeverisë.

Përplasjet midis ZNAM e VLEN bëhen pak orë para protestës së dytë me radhë të studentëve shqiptarë, të cilët tashmë arsyet e protestës i kanë zgjeruar përtej provimit të jurisprudencës, meqë siç tha javën e kaluar krye-protestuesi dhe stedenti i UEJL në degën e juridikut, Mevlan Ademi, të njëjtat ndalesa për gjuhën shqipe u bëhen edhe studentëve të tjerë të degëve të tjera për licencat e tyre profesionale.

E fjala dhe vendime të mëdha për përbërjen e ardhme të qeverisë tash duket se ndodhet krejtësisht në anën e Mickoskit, i cili ndërkohë edhe do të duhej të sjellë vendim edhe për çështjen e provimit të jurisprudencës.

Vendim i Mickoskit për provimin e jurisprudencës do të duhej të qartësojë nëse zgjidhja do të jetë vërtetë e “shpejt” në kohë të përcaktuar pa vonesë apo të kohë të papërcaktuar.

Kjo me gjasë do të merret vesh shpejt dhe dilemet do të hiqen.

Mickoski mund të ketë opsionin e zgjidhjes së shpejtë përmes ndërrimit të resoreve të ministrive, si zgjidhje e përkoshme edhe për provimin e jurisprudencës, nëse ai do t;i mbetet besnik qëndrimit të tij të mëhershëm se duhet të ketë propozim-ligj të posaqëm për jurisprudencën për të cilin mendim do t’ia kërkonte edhe Komisionit të Venedikut.

Nëse zgjidhja e “shpejtë” nuk do të jetë ndërrimi i ministrit Filkov dhe sjellja e një ministri tjetër, çoftë nga VLEN apo ndonjë tjetër nga VMRO-DPMNE, për të patur zgjidhje të shpejtë të premtuar e të përkohshme, situata me studentët protestues do të ndërlikohej po aq sa edhe përbrenda koalicionit qeveritar. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër