“Ancelotti vendosi”, Vinicius Jr shpjegon arsyen pse nuk e gjuajti penalltinë ndaj Norvegjisë

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vinicius Junior ka sqaruar arsyen pse nuk e ekzekutoi penalltinë e Brazilit në humbjen 2-1 ndaj Norvegjisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës.

Brazili u eliminua nga turneu pas dopietës së Erling Haaland, ndërsa një nga momentet më të diskutuara të ndeshjes ishte penalltia e humbur nga Bruno Guimaraes, në kohën kur rezultati ishte ende 0-0.

Pas ndeshjes, shumë tifozë ngritën pikëpyetje se përse Vinicius Junior nuk mori përsipër ekzekutimin e penalltisë. Ylli i Real Madridit sqaroi se vendimi nuk ishte i tij, por i stafit teknik.

“Pse nuk e ekzekutova penalltinë? Sepse ishte vendim i trajnerit.”

“Unë kurrë nuk fshihem dhe nuk i shmangem përgjegjësive.”

“Marr gjithmonë përgjegjësi kur duhet, por këtë herë ishte një vendim i trajnerit dhe unë e respektova atë”, deklaroi Vinicius.

Më herët, përzgjedhësi Carlo Ancelotti kishte bërë të ditur se zgjedhja ishte bazuar në analiza statistikore dhe jo në reputacionin e lojtarëve, ndërsa Bruno Guimaraes u përzgjodh për ta ekzekutuar penalltinë.

Megjithatë, mesfushori brazilian nuk arriti ta mposhtte portierin Orjan Nyland, një moment që ndikoi ndjeshëm në eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër