Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por Shqipërinë e fundosin dosjet stok dhe korrupsioni në drejtësi

Nga Xh M
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe perspektivën e integrimit europian, duke theksuar se Brukseli vlerëson përparimin teknik të vendit, por mbetet kritik ndaj zbatimit të reformave dhe gjendjes së drejtësisë.

Sipas Andonit, qeveria shqiptare ka kuptuar rëndësinë e burokracisë teknike që kërkon Bashkimi Evropian në procesin e integrimit.

“Në atë që thotë BE, është burokracia teknike dhe Rama me stafin e tij e ka kuptuar këtë”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi se situata e favorshme për Shqipërinë mund të mos zgjasë përgjithmonë, pasi Bashkimi Europian sheh me shqetësim realitetin e sistemit të drejtësisë në vend.

“150 mijë dosje flenë në drejtësinë tonë dhe gjithë pesha e asaj që dëgjojmë janë gjyqet ndaj figurave politike. Janë qindra mijëra dosje që presin”, tha ai.

Sipas Andonit, Brukseli e vlerëson anën teknike dhe njohjen e ligjeve nga administrata shqiptare, por problem mbetet zbatimi konkret i reformave.

“BE do zbatimin. Zbatimi janë dosjet stok në gjykata, çështjet që nuk shkojnë si duhet në procese gjyqësore dhe korrupsioni i frikshëm që ekziston”, përfundoi analisti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër