Andy Burnham mund të marrë drejtimin e Laburistëve më 17 korrik pas dorëheqjes së Starmer

Nga Xh M
1,004 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 25 qershor Zhurnal.mk – Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Partisë Laburiste në Britani ka miratuar kalendarin për zgjedhjen e liderit të ri të partisë, duke hapur rrugën që Andy Burnham të marrë drejtimin e saj që më 17 korrik.

Sipas mediave britanike, procesi i nominimeve do të hapet brenda dy javëve të ardhshme. Nëse vetëm një kandidat arrin të sigurojë mbështetjen e nevojshme prej 20% të deputetëve laburistë në Parlament, ose 81 nënshkrime, ai do të shpallet automatikisht lider i partisë tre javë më vonë.

Aktualisht, Andy Burnham konsiderohet kandidati kryesor dhe favorit për të marrë drejtimin e Laburistëve. Përveç mbështetjes së deputetëve, ai duhet të sigurojë edhe përkrahjen e të paktën tre organizatave të lidhura me partinë, ku dy prej tyre duhet të jenë sindikata, ose alternativisht mbështetjen e 5% të degëve lokale të Partisë Laburiste.

Sipas vlerësimeve, Burnham pritet ta sigurojë këtë mbështetje pa vështirësi, veçanërisht përmes sindikatave, çka mund të përshpejtojë procesin dhe t’i mundësojë atij shpalljen si lider i ri më 17 korrik.

Burime pranë partisë bëjnë të ditur se deri tani nuk ka sinjale për kandidatë të tjerë seriozë në garë. Nëse situata mbetet e pandryshuar gjatë javëve të ardhshme, atëherë nuk do të ketë nevojë për votim të anëtarësisë në muajin gusht dhe Burnham do të marrë drejtimin e Laburistëve pa balotazh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër