Angelov: Për zjarrin në Zheden zjarrfikësit e Tetovës dhe Shkupit janë në terren

Nga D V
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Era e tymit që pasditen e sotme ndihet në disa pjesë të Shkupit vjen nga zjarri në malin Zheden, në territorin e fshatit Bojanë, i cili nga ana e Tetovës ngadalë po kalon drejt territorit të Shkupit.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, përmes një videomesazhi informoi se zjarri ndodhet në terren të vështirë për qasje.

Ai shtoi se si mbështetje për zjarrfikësit e Shkupit në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe kolegët e tyre nga Tetova.

„Pres që në orët e pasdites të vendoset kontroll mbi këtë zjarr, i vështirë për shuarje“, shtoi Angelov në deklaratën e tij.

Më herët, nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftuan se tymi i dukshëm në kryeqytet është rezultat edhe i erës që e sjell tymin nga zjarri në Kitkë, në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë. Në atë terren gjatë ditës ka vepruar edhe një helikopter i MPB‑së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër