LSDM: Dizeli e kaloi 100 denarë për litër, pason shtrenjtimi i ushqimit

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Çdo “masë” e paralajmëruar nga Mickoski për uljen e çmimeve përfundon me shtrenjtim të ri. Dizeli e kaloi 100 denarë për litër. Ky është shtrenjtimi i katërt brenda një muaji që do të tërheqë pas vetes edhe shtrenjtim të ushqimit, transportit dhe shërbimeve, thuhet në komunikatën e LSDM.

„Katër herë shtrenjtim, katër goditje të reja në xhepin e qytetarëve, ndërsa Mickoski ishte në ekskursion.

Me dizel mbi 100 denarë, goditja nuk do të mbetet vetëm në xhepin e qytetarëve nëpër pompat e karburantit.

Kur shtrenjtohet dizeli, shtrenjtohet transporti, rriten shpenzimet për prodhim dhe shpërndarje. Pason shtrenjtimi i ushqimit dhe produkteve të tjera që qytetarët i blejnë çdo ditë.

Prandaj kjo nuk është vetëm problem i shoferëve, por goditje mbi buxhetin e çdo familjeje maqedonase.

Çmimin e lartë e paguajnë qytetarët nga xhepi i tyre sepse Qeveria e Mickoskit nuk ka as zgjidhje, as masë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Qytetarët i kushton shtrenjtë paaftësia dhe gabimet e Hristijan Mickoskit“, thonë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër