Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjes për shuarjen e masës “arrest në burg”

Nga D. V.
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jurgis Çyrbjes për shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”.

Vendimi u mor sot, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka, Florjan Kalaja dhe Tereza Merkaj.

Kërkesa e të pandehurit kishte si objekt shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të Apelit të Posaçëm, me argumentin e përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të së njëjtës gjykatë të shkallës së parë.

Pas shqyrtimit, Apeli vendosi rrëzimin e kërkesës së Jurgis Çyrbjas.

Çyrbja u dënua më 3 nëntor 2025 me 3 vjet burg për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, por me gjykim të shkurtuar vuajti 2 vite.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura dhe dha dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër