Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt për pavlefshmërinë e veprimeve hetimore të SPAK

Nga D. V.
646 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për pavlefshmërinë e akteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga Erion Veliaj kundër vendimit 228(87-2025-359) datë 20.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Veliaj ka pretenduar se hetimet e SPAK janë kryer në shkelje të ligjit. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit i rrëzuan kërkesat gjatë muajve shtator–tetor të vitit 2025.

Ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Po ashtu për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër