“Apetit” sqaron situatën me ngarkesat e mishit të gjedhit nga Brazili

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 shtator Zhurnal.mk – Kompania Apetit Sh.P.K. ka reaguar lidhur me ngarkesat me mish gjedhi të freskët nga Brazili, të prodhuara në shkurt të vitit 2026, duke sqaruar se asnjë pjesë e këtij malli nuk ka hyrë në procedurë importi apo në tregun e Kosovës.

Sipas Apetit, ngarkesat ishin planifikuar të mbërrinin në destinacion brenda 45 deri në 50 ditësh nga data e prodhimit, por për shkak të problemeve të krijuara në transportin ndërkombëtar, përfshirë vonesat në portet e transitit, kjo nuk është realizuar sipas afatit fillestar.

Kompania njofton se pas mbërritjes në Portin e Barit, në Mal të Zi, ngarkesat janë vendosur në magazina doganore shtetërore, nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente malazeze.

Apetit thekson se është në pritje të përfundimit të procedurave për ri-eksportimin e ngarkesave, në përputhje me kërkesat dhe udhëzimet e prodhuesit.

“Asnjëra nga këto ngarkesa nuk ka hyrë në procedurë importi në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri apo Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në komunikatën e kompanisë, transmeton Klankosova.tv.

Apetit sqaron gjithashtu se asnjë kilogram i këtij malli nuk është importuar, zhdoganuar apo vendosur në treg në këto vende.

Kompania siguron konsumatorët dhe partnerët se ngarkesat nuk janë futur në tregjet ku ajo operon dhe nuk janë shitur apo shpërndarë te konsumatorët. Ajo thotë se gjatë gjithë procesit ka bashkëpunuar me autoritetet dhe palët përkatëse, duke respektuar procedurat doganore dhe administrative.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër