Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi ka marrë 101 vota për dhe një abstenim, raporton Ekonomia Online.

Zgjedhja e Golës erdhi pasi deputetët paraprakisht vendosën që nënkryetarët e Kuvendit të votohen veç e veç, pas mosdakordimit për votimin e tyre në pako. Ky propozim u miratua me 71 vota për, 10 kundër dhe një abstenim.

Gola ishte propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura