Ardita Sinani nga Kongresi i VLEN-it: Bashkimi i shqiptarëve duhet të jetë shembull për gjithë rajonin

Nga Xh M
1,017 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 maj Zhurnal.mk – Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në fjalimin e saj në Kongresin e sotëm të VLEN, theksoi se momenti i bashkimit dhe konsolidimit të këtij subjekti politik duhet të shërbejë si shembull për bashkimin e shqiptarëve kudo në rajon ku ata jetojnë si pakicë.

Sinani u shpreh se beson fuqishëm që konsolidimi i VLEN-it do të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Ky moment i bashkimit dhe konsolidimit të VLEN-it duhet të jetë shembull për bashkimin e shqiptarëve kudo në rajon ku ata janë pakicë”, deklaroi Sinani gjatë fjalimit të saj.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit politik, institucional dhe kombëtar mes shqiptarëve në rajon, duke vlerësuar se uniteti është çelësi për avancimin e të drejtave dhe interesave të tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër