Arkin Jahiji nga Miletina: Bashkë për një komunë me më shumë perspektivë për të rinjtë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 1 tetor Zhurnal.mk – Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Brvenicës, Arkin Jahiji, ka hapur shtabin zgjedhor në fshatin Miletinë, ku ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e komunës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jahiji ka thënë se Miletina është një vend ku ndihet gjithmonë si në shtëpi, ndërsa ka shprehur angazhimin për një komunë ku të rinjtë të kenë perspektivë dhe familjet të përjetojnë përmirësim në jetën e përditshme.

“Hapja e shtabit në Miletinë ishte një tjetër dëshmi e vullnetit për t’u bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët: një komunë ku të rinjtë shohin perspektivë dhe ku familjet e ndiejnë përmirësimin në jetën e përditshme”, ka shkruar Jahiji.

Ai ka bërë thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit me respekt, përgjegjësi dhe besim të ndërsjellë, duke theksuar se mbështetja e banorëve i jep forcë për të bërë më shumë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër