Tetovë, 1 tetor Zhurnal.mk – Gjatë ditës së sotme, kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, i shoqëruar nga deputetët Adnan Azizi dhe Bekim Qoku, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, si dhe drejtori i Qendrës Klinike në Tetovë, Erzen Elezi, qëndruan në fshatin Gurgunicë të Komunës së Bërvenicës.
Gjatë vizitës, përpara banorëve të këtij fshati, përfaqësuesit prezantuan planin për menaxhimin e komunës në vitet e ardhshme.
Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të kandidatit Jakup Huseini dhe përfaqësuesve të VLEN-it me qytetarët dhe banorët e zonës.
