Arkivi i hapi dokumentet: Si dukej fleta e referendumit për shpalljen e pavarësisë?

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Dokumentet arkivore që dëshmojnë për periudhën para dhe pas 8 shtatorit 1991 tregojnë mozaikun shtetformues të Maqedonisë dhe krijimin përfundimtar të shtetit të pavarur maqedonas në kushte të ndryshimeve të mëdha politike. Këto akte historike e paraqesin në detaje kornizën institucionale të Maqedonisë së atëhershme, duke trasuar rrugën nga zgjedhjet e para demokratike, përmes vullnetit referendar të qytetarëve, e deri te konstituimi kushtetues i shtetit sovran maqedonas. Për to në një intervistë për MIA flet drejtori i Arkivit maqedonas, Dimitar Bogeski, i cili thekson se dokumentet arkivore na mundësojnë ta ndjekim procesin e krijimit të shtetit të pavarur maqedonas, i cili zhvillohej në kushte të ndryshimeve të mëdha politike, përmes akteve konkrete juridike dhe politike.

Për herë të parë Arkivi e hap arkivën dhe para publikut i paraqet fletën origjinale të votimit nga referendumi, procesverbalet nga vendvotimet dhe një sërë dokumentesh të lidhura me përgatitjen dhe organizimin e referendumit. Pas konstituimit të Kuvendit të parë shumëpartiak, thekson ai, pasojnë një sërë dokumentesh të rëndësishme që e trasojnë rrugën drejt pavarësisë: Deklarata për sovranitetin e Republikës së Maqedonisë e 25 janarit 1991; Vendimi për shpalljen e referendumit i 26 korrikut 1991; Deklarata me rastin e vullnetit plebishitar të shprehur nga qytetarët më 17 shtator 1991, si dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e 17 nëntorit 1991.

Secili prej këtyre dokumenteve, sipas tij, ka vendin e vet kyç në proces. Përveç deklaratave dhe akteve kushtetuese të përmendura, siç thotë për MIA, vlerë të veçantë historike dhe juridike kanë dokumentet e lidhura me zbatimin praktik dhe rezultatet përfundimtare të referendumit. Vlera e tyre e veçantë, thekson ai, qëndron në faktin se secili prej tyre shënon një hap konkret institucional.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër