Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Saraj, 14 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të kësaj partie në degën e Sarajit, ku Ramadan Emini është zgjedhur në krye të Forumit Rinor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka uruar Eminin dhe të gjithë anëtarët e zgjedhur, duke u dëshiruar suksese në përgjegjësitë e reja.

Ai ka vënë në pah rolin e rinisë në proceset politike, duke theksuar se të rinjtë kanë qenë pjesë e ndryshimeve në Maqedoninë e Veriut dhe se, sipas tij, do të vazhdojnë të jenë forcë e rëndësishme edhe në të ardhmen.

„Me rininë i bëmë ndryshimet në Maqedoninë e Veriut, me rininë do të vazhdojmë t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe bashkë do t’i mposhtim puthadorët që kanë harruar se përfaqësimi dhe dinjiteti nuk negociohen. Rinia ka qenë dhe mbetet forca e ndryshimit!“, ka vlerësuar Ahmeti

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër