“Arlinda kërkoi të jetonte”, Abdixhiku kërkon llogari nga institucionet

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka cilësuar rastin si të rëndë dhe të dhimbshëm, duke theksuar se është e papranueshme që një grua, e cila kishte frikë për jetën e saj dhe kishte kërkuar ndihmë, të mbetej pa mbrojtje.

“Arlinda kërkoi të jetonte. Kërkoi mbrojtje nga shteti. Tri ditë para se të vritej, e paralajmëroi Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj. Sot, letra e saj është këtu. Arlinda nuk është më. Ajo u vra mbrëmë. Është e padurueshme të lexosh fjalët e një gruaje që kërkon ndihmë, teksa ndjenë pafuqinë e zanit të saj. Ato fjalë godasin secilin prej nesh, si prind, si vëlla, si fëmijë, si bashkëqytetar. Një grua kishte frikë për jetë dhe u la vet!”, shkroi ai.

Abdixhiku ka bërë të ditur se LDK-ja kërkon hetim të plotë dhe të pavarur për çdo veprim dhe mosveprim të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e Arlindës.

“Për këtë rast LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur të çdo veprimi e mosveprimi në mbrojtje të saj. Secili zyrtar e institucion që e ka trajtuar kërkesën e Arlindës duhet të japë llogari për veprimet që ka ndërmarrë dhe detyrimet që ka lënë pa përmbushur. Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër.Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arlindës. Asaj i detyroheshim mbrojtje sa ishte gjallë. Për të gjallë, mbrojtje nuk pati! Tani i detyrohemi drejtësi; me gjithë zhvlerësimin paralajmërues që në letër na e dha. Dhe çdo gruaje tjetër që sot jeton me frikë, i detyrohemi veprim. Sot, para se një tjetër kërkesë për ndihmë të na mbetet në duar si dëshmi e një jete që nuk e mbrojtëm”, shkroi Abdixhiku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër