Armando Brojës s’i largohen lëndimet, do të mungojë edhe për disa javë

Nga D V
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Armando Broja vazhdon të përballet me probleme fizike, pasi sulmuesi shqiptar do të mungojë edhe për disa javë për shkak të një lëndimi të ri.

Mungesa e tij në ndeshjen miqësore që Burnley e zhvilloi ndaj Ajaxit ngriti pikëpyetje, pasi emri i 24-vjeçarit nuk figuronte në listën e lojtarëve dhe nuk kishte pasur raportime paraprake për ndonjë problem fizik.

Pas humbjes 2-1 në Holandë, trajneri i ri i Burnleyt, Nicky Hayen, sqaroi situatën dhe konfirmoi se Broja nuk ishte lënë jashtë për arsye teknike, por për shkak të një lëndimi.

“Broja ka një lëndim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, deklaroi shkurt tekniku belg.

Ky është një tjetër shqetësim për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili vitet e fundit është penalizuar vazhdimisht nga lëndimet, duke mos arritur të gjejë vazhdimësi në fushë.

Ndërkohë, emri i Brojës vazhdon të përmendet në merkato, me disa klube të Serie A që raportohet se po e ndjekin situatën e tij.

Broja ka kontratë me Burnleyn deri në verën e vitit 2030, ndërsa nëse largohet gjatë këtij afati kalimtar, një huazim shihet si opsioni më i mundshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër