Blue Ivy tërheq vëmendjen me ngjashmërinë me Beyoncé gjatë një daljeje familjare

Nga D V
971 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Blue Ivy Carter ka tërhequr vëmendjen gjatë një daljeje familjare në koncertin e Lauryn Hill, ku u shfaq përkrah prindërve të saj të famshëm, Beyonce dhe Jay-Z, si edhe ish-anëtares së Destiny’s Child, Kelly Rowland.

14-vjeçarja u komentua gjerësisht për stilin e saj, i cili i ngjante shumë pamjes ikonike të Beyoncé gjatë viteve 2000.

Me flokët kaçurrela, syze dielli vintage dhe aksesorë të artë, Blue Ivy u cilësua nga fansat si një “kopje” e nënës së saj, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Beyonce zgjodhi një paraqitje më të thjeshtë, me një bluzë të gjerë me mbishkrimin “Hamptons”, kapelë bejsbolli dhe syze dielli, ndërsa Jay-Z iu bashkua familjes duke shijuar koncertin.

Në një moment, të tre u panë duke kënduar dhe kërcyer me hitet e Lauryn Hill.

Dalja e tyre vjen vetëm pak javë pasi Beyonce dhe Blue Ivy surprizuan publikun me një paraqitje të përbashkët në skenë gjatë një prej koncerteve të Jay-Z në stadiumin Yankee, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë mes nënë e bijë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër