Armatim, municion e uniforma të konfiskuara në veri – policia thërret konferencë të jashtëzakonshme

Nga D. V.
450 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media, ku do të prezantohen detaje lidhur me operacionet e fundit policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Konferenca do të mbahet sot, më 20 gusht, duke filluar nga ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë operacioneve policore është bërë gjetja dhe konfiskimi i një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante. Materialet e konfiskuara pritet të ekspozohen para mediave gjatë konferencës.

Në konferencë pritet të jepen informacione edhe lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, për të cilin operacionet po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër