460
Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Një 21-vjeçar nga fshati Zhelinë është arrestuar nga policia e Tetovës pasi tek ai janë gjetur lëndë narkotike, raporton Tetovasot.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 18 qershor 2026, rreth orës 23:05 në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, është privuar nga liria E.S. (21) nga Zhelina. Gjatë kontrollit policor, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë pluhur e bardhë.
